Shqiperia

Emri/ Shpërndante kanabis, operacioni “Gurra” çon në pranga 45-vjeçarin. Në banesë iu gjetën edhe…

emri shperndante kanabis operacioni gurra con ne pranga 45 vjecarin ne banese iu gjeten edhe
emri shperndante kanabis operacioni gurra con ne pranga 45 vjecarin ne banese iu gjeten edhe

Një 45-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Lezhës pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi.

Operacioni policor i koduar “Gurra” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Eduard Koka, në banesën e të cilit policia gjeti edhe 7 maska dhe 4 armë të ftohta

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit E. K., në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E. K.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts