Ermonela Jaho, këngëtarja më e mirë femër në Opera Awards 2024! Në ceremoni flet për Shqipërinë: Isha 14 vjeç, atje nisi ëndrra

ermonela jaho kengetarja me e mire femer ne opera awards 2024 ne ceremoni flet per shqiperine isha 14 vjec atje nisi endrra
ermonela jaho kengetarja me e mire femer ne opera awards 2024 ne ceremoni flet per shqiperine isha 14 vjec atje nisi endrra

Ermonela Jaho është përzgjedhur si Këngëtarja më e mirë femër, në Opera Award 2024. Në ceremoninë gala të mbajtur këtë fillim javë në Amsterdam ajo tregoi se ëndrra nisi në moshën 14-vjeçare në Shqipëri, dhe tani muzika është kthyer në një rrugëtim shpirtëror për të.

“Është e ditur tashmë se një karrierë në opera kërkon më shumë se sa një zë të bukur. Gjithashtu është e rrallë që një artist të shpërfaqë brendinë e tij tek publiku përmes këndimit dhe aktrimit njëkohësisht. U prezantua në këtë formë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho këtë fillim jave teksa u përzgjodh si “Këngëtarja më e Mirë Femër” për vitin 2024 nga “Oper a Awards”.

Bëhet fjalë për çmimet e rëndësishme ndërkombëtare që jep Gjermania çdo vit, përgjatë një galaje ku paraqiten performancat e krijimet më të mira të skenës operistike, për artistët që punojnë para dhe pas kuintave.

“Është gjithmonë kaq emocionuese të ecësh në skenë, por para së gjithash dua të falënderoj jurinë e Opera Awards për këtë vlerësim, publikun tim, menaxherin tim, kolegët e mi, secilin, sepse mendoj që arti ynë, muzika, opera pa shpirtin tonë si artistë, që reflektohet në shpirtin tuaj si publik, nuk do të mbijetonte”, u shpreh Jaho.

Jaho gjatë fjalës së saj solli në vëmendje herën e parë kur pa një opera në Teatrin e Operas në Tiranë, ndërsa më pas performoi për publikun e Operas Kombëtare të Holandës në Amsterdam ku edhe u mbajt ceremonia e vlerësimeve për ato që konsiderohen edhe si “Oscar” i Gjermanisë.

“Jam shumë e emocionuar, sepse duke shkuar pas në kohë, më vjen ndër mend që herën e parë që pashë një opera isha 14-vjeç në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë me të. Për mua ishte diçka magjike, diçka e mrekullueshme që mbase më bënte pak edhe melankolike njëkohësisht. I premtova vetes atë natë se do të bëhesha këngëtare opere dhe se nuk do të ikja nga kjo botë pa kënduar se paku një herë në jetën time në skenë. Dhe a e dini, të kthehesh pas në kohë në një kohë që jam duke marrë këtë vlerësim është kaq emocionuese. Udhëtimi ka qenë shumë i gjatë, i bukur, i mbushur me vështirësi, por mbi të gjitha magjik! Është i tillë ende sot. Faleminderit shumë! Opera do jetojë me ne, sepse është gjuha e shpirtit tonë. Për mua ky rrugëtim u shndërrua në një udhëtim shpirtëror”, shtoi sopranoja.

Çmimet “Opera Awards” prezantohen në 20 kategori nga një juri e përbërë nga gazetarë dhe muzikantë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →