Flet ish-partnerja e Meritonit: Ai nuk ekziston në jetën e djalit, vetëm mua më përket kujdestaria

flet ish partnerja e meritonit ai nuk ekziston ne jeten e djalit vetem mua me perket kujdestaria

Nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, ka reaguar në mediat sociale duke kërkuar që të fshihen fotot e djalit të tyre të publikuara pa miratimin e saj. Ajo ka sqaruar edhe njëherë se Meritoni nuk është i pranishëm në jetën e djalit dhe kujdestaria i përket vetëm asaj.

Ky reagim vjen pasi Meritoni, në një bisedë me Ledjonën, ka rrëfyer se e ka marrë malli për të birin, i cili jeton në distancë, duke shtuar se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Në reagimin e saj në Instagram Story, Egesta shkruan:

“Për të gjitha portalet, gazetat dhe Tv Show-s, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë: Dje, pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç.

Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin.

Fytyra duhet të fshihet, censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore. Është diçka për t’u marrë parasysh se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese. Nuk është as moralisht dhe as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike!”

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →