“Foltorja është përplasur me SHBA-të”, Kulluri: Berisha ka mbyllur ciklin politik, për sa kohë kërkon…

foltorja eshte perplasur me shba te kulluri berisha ka mbyllur ciklin politik per sa kohe kerkon
foltorja eshte perplasur me shba te kulluri berisha ka mbyllur ciklin politik per sa kohe kerkon

TIRANË – Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, në një intervistë në rubrikën Opinion në News24 me moderatoren Ina Qirjo, deklaroi se Foltorja është një lëvizje që nuk ka të ardhme. Kulluri tha se Foltorja është përplasur me SHBA-të.

Kulluri nënvizoi se Berisha e ka mbyllur ciklin e vet politik. Sipas tij, për sa kohë që Sali Berisha pretendon të jetë kryetar i PD-së, Partia Demokratike zyrtare nuk do jetë me këtë formë bashkimi.

“Sali Berisha bën betejë me PD-në zyrtare dhe jo me Ramën. Ai 70 përqind të kohës e harxhon me Bashën, duke thënë Ali-Basha, duke na quajtur tradhtar etj. Foltorja është përplasur me SHBA-të. E dini ju cili është kushti që i ka vënë Berisha bashkimit? Kushti është që Berisha të jetë kryetar partie, e PD zyrtare nuk do e pranojë këtë kusht.

Ne e kemi themi se për sa kohë që Berisha pretendon të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka bashkim, kaq është e gjitha. Ai grupim nuk ka asnjë projekt politik, i vetmi projekt që kanë është që të rrinë poshtë ballkonit të Berishës dhe të përpiqen ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Bashkimi i opozitës duhet të jetë edhe parimor. Sali Berisha ka mbyllur ciklin politik dhe ka një raport jo të mirë me SHBA-të. PD zyrtare do të shënojë një rezultat historik në zgjedhjet e 2025”, deklaroi Kulluri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →