Real Madrid është në garë në dy fronte, La Liga dhe Champions, por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit spanjoll po punojnë për të ndërtuar ekipin e së ardhmes. Florentino Perez mbetet një “magjistar” kur bëhet fjalë për merkaton, “nuhatja” e tij për të ndërtuar ekipe fantastike është e një tjetër niveli. Bosi i Real Madrid ka ndërtuar një skuadër të mbushur me talente, gati për të vijuar dominimin në Spanjë dhe Evropë.
Në sezonin e ri, në Madrid do të zbarkojnë dy yjet të tjerë të futbollit botëror, Endrich dhe Kylian Mbappe. Dy sulmuesit do t’i bashkohet pjesë tjetër të ekipit duke ndërtuar jo vetëm një ekip galaktikësh, por dhe një skuadër shumë të re në moshë. Në sezonin e ri, Ancelotti do të ketë në dispozicion 7 lojtarë nën moshën 26 vjeç, (Mbappe, Bellingham, Vinicius Jr, Rodrygo, Endrick, Guler dhe Brahim Diaz) vlera te të cilëve shkon në 716 milionë euro:
“Galaktika e re”, shkruan AS në faqen e parë, duke iu referuar brezit të ri të lojtarëve që Florentino Perez ka ndërtuar. Ky është vetëm fillimi pasi numri një i ekipit mbretëror planifikon të afrojë në Madrid edhe një tjetër talent si Davies i Bayern Munich.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co