Shqiperia

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

gjykata e larte nuk pranon rekursin e jamarber dhe argita malltezit le ne fuqi sekuestron e 25 pasurive
gjykata e larte nuk pranon rekursin e jamarber dhe argita malltezit le ne fuqi sekuestron e 25 pasurive

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi  sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts