Kuriozitete

FOTO/ Mbi 3500 majmunë pushtojnë qytetin tajlandez, banorët mbyllen në shtëpi

foto mbi 3500 majmune pushtojne qytetin tajlandez banoret mbyllen ne shtepi
foto mbi 3500 majmune pushtojne qytetin tajlandez banoret mbyllen ne shtepi

TAJLANDE

Më shumë se 3500 majmunë kanë pushtuar pjesën qendrore të Tajlandës duke bërë që qyteti i Lopburit të mbyllë të gjitha bizneset dhe blerësit të zhduken plotësisht.

Qyteti tajlandez, dikur një qendër e lulëzuar nga turistët që dyndeshin për të parë makakët e egër të qytetit, tani është pushtuar plotësisht nga ushtria prej 3500 majmunësh. Të gjithë banorët janë mbyllur në shtëpi nga frika e majmunëve.

“Ne jetojmë në kafaz, por majmunët jetojnë jashtë,” tha për AFP një qytetar.

“Ushqimet me sheqer mund të rrisin produktivitetin e majmunëve dhe të stimulojnë majmunët të riprodhohen më shumë”, thotë Suttipong Kamtaptim, nga Departamenti i Parkut Kombëtar.

Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit në rritje të shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts