Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66-të. 1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Sylvinho-s, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit.
![FOTO/ Miqësoret “djegin” kuqezinjtë, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s, Kosova në vend numëro 2 Shqiperia](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/foto-miqesoret-djegin-kuqezinjte-shqiperia-humbet-terren-ne-renditjen-e-fifa-s-kosova-ne-vend-numero.jpg)
Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me kuqezinjtë që vijojnë të humbasin terren.
![FOTO/ Miqësoret “djegin” kuqezinjtë, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s, Kosova në vend numëro 3 Vendet E Para](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/foto-miqesoret-djegin-kuqezinjte-shqiperia-humbet-terren-ne-renditjen-e-fifa-s-kosova-ne-vend-numero-1.jpg)
Ndërkohë, Italia, rivali i parë në “Euro2024” qëndron në vendin e 9-të, asnjë ndryshim nga renditja e fundit, po ashtu edhe Kroacia e cila pozicionohet në vendin e 10-të në renditjen botërore të FIFA. Me 1727 pikë, Spanja renditet në vendin e tetë, asnjë ndryshim për tre rivalët tonë në Grupin B.
![FOTO/ Miqësoret “djegin” kuqezinjtë, Shqipëria humbet terren në renditjen e FIFA-s, Kosova në vend numëro 4 Kosova](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/foto-miqesoret-djegin-kuqezinjte-shqiperia-humbet-terren-ne-renditjen-e-fifa-s-kosova-ne-vend-numero-2.jpg)
Asnjë ndryshim për Kosovën, me “dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co