Sport

FOTO/ “Roza nuk është ngjyrë për futboll”, fanella e dytë e përfaqësueses përçan Gjermaninë

foto roza nuk eshte ngjyre per futboll fanella e dyte e perfaqesueses percan gjermanine
foto roza nuk eshte ngjyre per futboll fanella e dyte e perfaqesueses percan gjermanine

Fanella e dytë e përfaqësueses gjermane, e gjitha rozë, ka përçarë ambientin dhe tifozët. Drejtuesit e Federatës sqaruan se kjo zgjedhje, kjo ngjyrë, është bërë për shkak të tifozëve, brezave të rinj, pasi atyre i pëlqejnë shumë ngjyrat, pra për arsye marketingu. Edhe trajneri Nagelsmann ishte në të njëjtën linjë: “Ishte një zgjedhje e guximshme për të shtuar pak ngjyrat. Fakti që akoma flitet për të do të thotë se ka qenë zgjedhja e duhur. Mua më pëlqen, mendoj se është një fanellë e bukur, unë do ta veshë”.

Ndryshe nga Federata dhe trajneri Nagelsmann, mediat dhe kritikët janë të shumtë: “Roza nuk është një ngjyrë për futboll”, shkruan Bild. Kicker, e përditshmja tjetër gjermane, ka bërë një sondazh për tifozët, ku 2/3 e tyre nuk i ka pëlqyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts