SPANJE
Që kur ndarja e Gerard Piqué dhe Shakira u bë publike në qershor 2022, filloi një luftë që dukej se nuk do të kishte fund.
Edhe pse ujërat u qetësuan disi, kur këngëtarja u largua nga Spanja në prill të vitit 2023 për t’u vendosur në Miami me fëmijët e saj Sasha dhe Milan, pati sërish polemika teksa ajo vazhdoi të publikonte këngë kundër ish-futbollistit. Megjithatë, situata duket se tani mund të ketë marrë një kthesë 180 gradë.
Këtë të premte, më 2 shkurt, që përkon me ditëlindjen e Piqué (37) dhe Shakira (47), Pepe del Real thotë se gjërat mund të jenë përmirësuar, me një ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjen, që kishin për fëmijët e tyre.
“Pique sapo ka ardhur nga takimi me fëmijët e tij në Miami. Është hera e parë që i sheh pas episodit që Shakira pati me stalkerin”,- nisi të shpjegonte bashkëpunëtori i Telecinco.
“Pique shkon të vizitojë fëmijët e tij dhe ata më thonë se më në fund duket se ka një armëpushim mes ish-çiftit. Gjendja shëndetësore e babait të Shakirës, ??siguria e Shakirës dhe fëmijëve të saj në Miami… ka bërë që çifti rifillon kontaktet”,- vazhdoi Del Real.
Tani, drejtuesi i talk show-t ka siguruar, se ish-çifti ka filluar të shkruajë për të biseduar drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, për çështje që lidhen me fëmijët e tyre. Për më tepër, artistja do të kishte shkuar më tej: “Shakira do të ishte e gatshme të hiqte frenat. Aq sa kishte hequr veton që ekzistonte kur thoshte se fëmijët e Clara Chía dhe Pique, nuk mund të takoheshin në shtëpinë e saj, ose nën të njëjtën çati me vëllezërit e tyre”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co