Lifestyle

I përmendi vajzën Ledjonës, të gjithë kundër Meritonit: Gjest i ulët, donte ta shihte duke qarë

i permendi vajzen ledjones te gjithe kunder meritonit gjest i ulet donte ta shihte duke qare
i permendi vajzen ledjones te gjithe kunder meritonit gjest i ulet donte ta shihte duke qare

Meritoni dhe Lediona janë përfshirë këtë javë nga një debat i ashpër dhe shkak ishte fakti që Ledjona e çoi Meritonin në nominim. Mbrëmja e djeshme ka vijuar me debatin e nisur gjatë këtyre ditëve, por këtë herë, të gjithë banorët janë kundër Meritonit.

Meritoni: Unë vetë jam baba dhe nuk e përmend.

Lediona: Po ti përmende vajzën time.

Meritoni: Ti njihesh për viktimizim dhe gënjeshtra. Pse e përdor fëmijën është turp.

Ledjona: Ke folur për fëmijën tim.

Meritoni: Viktimizimi… Pse nuk vazhdove me muhabetin.

Ledjona: Cila është arsyeja që më ke provokuar për Romeon?

Meritoni: I shkove tek kuzhina dhe vazhdove duke i thënë Miki Maus.

Erjola: Pafytyrësia me e madhe Meritonit është kur ka thënë që Miki është emri i vajzës. Ty një nominim të tregoi sa frikacak je.

Ledjona: Meriton unë kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën ty këtu.

Meritoni: Ti po përdor çdo situatë.

Ledjona: Ai më ka thënë edhe tek lavamani që qaj që të viktimizohesh. Është turp për ty që je edhe prind vetë.

Arbër Hajdari: Meriton, unë ende habitem se si nuk tërhiqesh nga fjalët e tua, që fut në lojë fëmijën e saj. Unë e kuptoj që mund të kesh lajthitur nga nominimi, po jo kaq. Çfarë lidhje ka Miki Mausi me Ledionën. Është emri i fëmijës së saj mor djal. Ku e lidh ti? Mua po më dukesh dredharak, që do t’i ikësh.

Ledjona: Ti ke dy ditë që nuk je normal.

Ledion Liço: Kur Lediona vazhdon ta thotë, ti pse vazhdon? Kjo është pyetja. Ajo të tha të lutem po më ngarkon me vajzën që kam jashtë.

Bardhi: Unë, realisht jam kundër t’i përmendësh gjërat që nuk janë jashtë. 90% ia kemi bërë me dije që mos ta bëjnë.

Romeo: Unë i thashë Meritonit që të mos e bëjë. Madje i kërkova që të më thotë si është punë e Miki Mausit. I thashë a e ndalove, po më tha. Këtu e marr vesh që jo. Por kështu paska gabuar.

Erjola: Mua më vjen keqe se ajo është një grua që po e rrit e vetme vajzën e saj.

Ori Nebiaj: Mendoj që i bëri keq ky nominimi, dhe të gjithë inatin ia nxore Ledionës. Këtu është çështja e burracërisë, që nuk tërhiqet nga emri i fëmijës.

Arbër Hajdari: Për mua ishte krejt e qartë në klip. E para, donte ta lëndonte deri në atë pikë që kënaqej kur e shihte duke qarë. Unë me njerëz që i shmangen kësaj…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts