Ilir Meta takohet me liderin e opozitës turke: Marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve tona kërkojnë përkushtim të përbashkët mbi vlerat evropiane

ilir meta takohet me liderin e opozites turke marredheniet e forta te miqesise midis vendeve tona kerkojne perkushtim te perbashket mbi vlerat evropiane

































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar sot me liderin e opozitës turke, Ozgur Ozel.

meta

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se ‘marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve tona kërkojnë përkushtim të përbashkët mbi vlerat evropiane’.

“Kënaqësi të pritesha sot në selinë e Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku, nga Lideri i saj i ri, z.Ozgur Ozel.

E urova jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.

Ndamë vlerësimin e përbashkët së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve tanë kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane”, shkruan Ilir Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →