Shqiperia

Investimi në Sazan/ “Transformimi i ishullit, xhevahir i kurorës së turizmit mesdhetar”, Rama: Ofertë fantastike, do të shqyrtohet sipas ligjit!

investimi ne sazan transformimi i ishullit xhevahir i kurores se turizmit mesdhetar rama oferte fantastike do te shqyrtohet sipas ligjit
investimi ne sazan transformimi i ishullit xhevahir i kurores se turizmit mesdhetar rama oferte fantastike do te shqyrtohet sipas ligjit

Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin për investimet në ishullin e Sazanit.

Rama tha se është bërë një aplikim i cili do të shqyrtohet dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts