“Je wow, të ftoj për një gotë verë”, sipërmarrësja ndan historinë e saj të ngacmimit seksual

je wow te ftoj per nje gote vere sipermarresja ndan historine e saj te ngacmimit seksual
je wow te ftoj per nje gote vere sipermarresja ndan historine e saj te ngacmimit seksual

Silva Heijneman, e ftuar në studion e “Ftesë në 5” ka folur për ngacmimet seksuale që një grua përballet në ditët e sotme.

Ajo përmendi rastin e Eglës, ku së fundmi ka treguar se një personazh publik i ka kërkuar favore seksuale. Ajo e përgëzon për guximin dhe vullnetin për t’i thënë publikisht këto gjëra. Gjithashtu Silva tregoi edhe një rast të sajin, kur është ngacmuar nga shefi i saj dhe e ftoi për një gotë verë.

Bieta Sulo: E ke provuar nën lëkurën tënde?

Silva Heijneman: Absolutisht po. Kam qenë shumë e re kur kam filluar punë, nuk më është thënë direkt, por femra e kupton.

Bieta Sulo: Si ka qenë mënyra?

Silva Heijneman: Më ka thënë “ke ardhur me një CV ekselente”, isha një inxhiniere. Më tha “je një wow dhe të ftoj për një gotë vere”. Në kohën time ishte vera, ishte shampanja 3 mijë euro sot. Unë i jam kthyer se kam qenë rebele, nuk kam frikë të kthehem. Unë kam mbaruar studimet për inxhinieri në ’89-ën, kështu që atëherë kam filluar punë. Më është thënë nga shefi im që ndërkohë që ai e dinte se unë kisha ambicien që shumë shpejt të bëhesha unë shefja e zyrës. Unë gjithmonë kam qenë shefe, historikisht sepse kam investuar për këtë gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →