Shqiperia

Mbetën pa shtëpi nga tërmeti, 19 familje në Floq të Korçës marrin lejet e legalizimit të banesave

mbeten pa shtepi nga termeti 19 familje ne floq te korces marrin lejet e legalizimit te banesave
mbeten pa shtepi nga termeti 19 familje ne floq te korces marrin lejet e legalizimit te banesave

19 familje të fshatit Floq në bashkinë Korcë janë pajisur me lejën e legalizimit për banesat e reja të ndërtuara pas tërmetit të vitit 2019. Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole që ka shpërndarë lejet për banorët e fshatit Floq iu premtoi atyre se pas 30 ditësh do t’iu jepen edhe certifikatat pronësisë.

Nesim dhe Fatli Ramolli dy prej banorëve të cilët u pajisën me lejën e legalizimit u shprehën entuziastë dhe falenderues të institucionit të prefekturës dhe institucioneve të tjera që bënë të mundur legalizimin e banesave të tyre.

Në qershorin e vitit 2019 tërmeti i fuqishëm që shkundi Juglindjen kishte epiqëndër fshatin Floq në të cilin u dëmtuan qindra shtëpi duke lënë në qiell të hapur një pjesë të banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts