Nuk ka dyshim se bananet janë një frut i shëndetshëm kur konsumohen me masë. Ato janë të pasura me karbohidrate, fibra dietike, vitamina C dhe B6, kalium, magnez dhe antioksidantë.
Edhe pse nuk rekomandohet t’i hamë për mëngjes sepse shpejt do të shkaktojnë lodhje dhe uri, ato janë një vakt i mrekullueshëm që mund t’i hamë para stërvitjes. Nëse po pyesni se cilat banane të zgjidhni – jeshile apo të pjekura, dietologu Pavel Isanbaev ka disa këshilla.
“Bananet e pjekura kanë teksturë më të ëmbël dhe më të butë se ato të papjekura, prandaj treten më lehtë për njerëzit me tretje të ndjeshme. Frutat e pjekura përmbajnë më shumë antioksidantë, të cilët ndikojnë pozitivisht në mbrojtjen e organizmit nga plakja dhe stresi”, tha Isanbaev.
Bananet e gjelbra ose të papjekura përmbajnë niseshte më rezistente që ka një efekt shërues në zorrët dhe mikroflora. Gjithashtu ul nivelin e kolesterolit, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të zorrëve.
“Bananet jeshile përmbajnë më pak sheqer dhe janë të përshtatshme për njerëzit me nivele të larta të glukozës në gjak dhe diabet. Fruti i papjekur ka veti probiotike që përmirësojnë gjendjen e mikrobiomës së zorrëve”, shtoi dietologu, shkruan Index.hr.
Mbani në mend se një banane përmban rreth 15 gram sheqer. Nëse keni sheqer të lartë, zgjidhni fruta të papjekura.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co