Bota

“Ka bërë goxha vite burg”/ 64-vjeçari shkëmbente SMS me mbesën e tij dhe e ngacmonte s*ksualisht, gjyshi i të miturës: Është dënuar për vrasje e përdhunim

ka bere goxha vite burg 64 vjecari shkembente sms me mbesen e tij dhe e ngacmonte sksualisht gjyshi i te mitures eshte denuar per vrasje e perdhunim































Gjyshi i të miturës, që denoncoi një 64-vjeçar për ngacmim seksual, ka treguar se ky i fundit ka bërë vite burg për vrasje e përdhunim.

1564243050_perdhunim

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se 64-vjeçari me inciale Z. R., nga fshati Hoçisht i Devollit, ka qenë i dënuar për vrasjen e një personi në fshatrat e Korçës, si edhe për përdhunimin e një gruaje.

“Ka bërë goxha vite burg, njëherë e akuzuan për vrasjen në fshatrat e Korçës dhe njëherë për përdhunimin e një gruaje”, tha i moshuari.

Rrëfimi i plotë:

Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin, ne e kishim marrë vesh, por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan mbesa erdhi dhe komunikonte me atë.

Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur. Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë.

Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh i kapa me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit.

Mbesa është 13 ai 64 . Në gjak jemi, por të largët por këtë e joshte me ndonjë lekë, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbasi telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger.

Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë. Nuk ja shinim lekët por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën babain e ka në Greqi.

Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë (64 vjeçarin) por nuk më doli.

Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merre edhe telonin me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qenë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite (njëherë për vrasje, njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat)

Të atit nuk i kemi treguar as familjarëve të tjerë na vjen ashtu! Si t’iu thuash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts