Sport

Kalendari i ngjeshur, Guardiola ankohet: Reali ka nëntë ditë kohë për t’u përgatitur, kjo s’është e drejtë

kalendari i ngjeshur guardiola ankohet reali ka nente dite kohe per tu pergatitur kjo seshte e drejte
kalendari i ngjeshur guardiola ankohet reali ka nente dite kohe per tu pergatitur kjo seshte e drejte

Manchester City ka një kalendar të ngjeshur dhe pikërisht për këtë është ankuar trajneri Pep Guardiola, në një intervistë të dhënë së fundmi. Numri një i pankinës së kampionëve të Europës nuk i duket i drejtë fakti që Real Madrid do të ketë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për sfidën në Champions.

“Ne luajmë kundër Aston Villa të mërkurën, pastaj me Crystal Palace të shtunën dhe pas kundër Madrid të martën. Reali ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë”, tha Guardiola. Manchester City synon që të fitojë kampionat dhe Champions.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts