Kate Middleton, në koma pas operacionit? Zbulohet e vërteta

kate middleton ne koma pas operacionit zbulohet e verteta

BRITANI E MADHE

Princesha e Uellsit Kate Middleton është kthyer në shtëpi nga spitali gati dy javë pas operacionit të saj në bark dhe ajo po rikuperohet me familjen në Kështjellën Windsor.

Pas operacionit, një gazetare spanjolle kishte pohuar se jeta e mbretëreshës së ardhshme “ishte në rrezik të madh”.

Sipas Times of London, për Daily Beast, gazetarja spanjolle Concha Calleja kishte pohuar në programin televiziv se jeta e Princeshës së Uellsit ishte në “rrezik të madh” dhe se ajo ishte vënë në një koma të induktuar.

Tani, një person i brendshëm i pallatit i ka hedhur poshtë pretendimet dhe i ka quajtur ato si “totalisht të pakuptimta” dhe “tërësisht të sajuara”.

Burimi mbretëror i tha medias:

“Është totalisht absurde. Asnjë përpjekje nga ajo gazetare nuk u bë për të verifikuar ndonjë gjë që ajo tha me ndonjë në familje. Është, në thelb, krejtësisht e sajuar, dhe unë do të përdor gjuhën e sjellshme këtu: absolutisht nuk është kështu.”

Kate Middleton u kthye në shtëpi në Windsor të hënën për të vazhduar rikuperimin e saj nga operacioni, konfirmoi Pallati Kensington.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →