Bota Shqiperia

Kërcënimi i fortë i Trump për vendet anëtare të NATO-s… a e prek Shqipërinë? Ja si përgjigjet eksperti Shtuni

kercenimi i forte i trump per vendet anetare te nato s a e prek shqiperine ja si pergjigjet eksperti shtuni
kercenimi i forte i trump per vendet anetare te nato s a e prek shqiperine ja si pergjigjet eksperti shtuni

“Open” në News24 trajtoi këtë mbrëmje një temë që u bë kryefjalë e ditëve të fundit, pas deklaratës së Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s.

Presidenti Trump tha nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s nëse nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes, dhe se do të nxiste Rusinë që t’i sulmonte.

I ftuar në studio, Adrian Shtuni, ekspert për çështjet e sigurisë, tha se kjo deklaratë është e rrezikshme. Më tej shtoi se nuk mendon se Shqipëria mund të preket nga ndonjë sulm nga Rusia.

[embedded content]

“Nuk është një deklaratë e mençur, është e rrezikshme madje. Janë vetëm 11 shtete nga 31 vende anëtare që shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për mbrojtje. Shqipëria e ka afër 2%. Nuk di të ketë rreziku të drejtpërdrejtë për ndonjë pushtim të Shqipërisë nga Rusia. Kjo deklaratë është çështje egoje, elektorale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts