Kërcënuan se do vrasin anëtarët e KFOR-it në Kosovë, gjykata merr vendim për 2 të dyshuarit

kercenuan se do vrasin anetaret e kfor it ne kosove gjykata merr vendim per 2 te dyshuarit
kercenuan se do vrasin anetaret e kfor it ne kosove gjykata merr vendim per 2 te dyshuarit

KOSOVË -Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj kundër të pandehurve A.K dhe I.H, për shkak se kishin kanosur dhe ofenduar pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti në një kafiteri në Lubiqevë, raportojnë mediat e Kosovës.

“Të dyshuarit kishin ofenduar dhe pastaj kishin  kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do ti vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së  dhe duke marr për bazë  faktin se vepra penale për të cilën dyshohen  ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi të gjykatës, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →