Bota

Kërkohej nga Itali për përfshirje në trafik droge, arrestohet shqiptari në Britani të Madhe (EMRI)

kerkohej nga itali per perfshirje ne trafik droge arrestohet shqiptari ne britani te madhe emri

































Një shqiptar i kërkuar në Itali për të vuajtur një dënim për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës është arrestuar në Britaninë e Madhe.

arrestim

Besnik Zekthi, 42 vjeç, ka dalë dje para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit për të nisur procedurat e ekstradimit.

Zekthi nuk pranoi të ekstradohej dhe u dërgua në paraburgim përpara një seance tjetër këtë muaj ku do të shqyrtohet një kërkesë për lirimin me kusht.

“Një numër i madh i të dënuarve dhe kriminelëve të dyshuar shqiptarë që kërkohen në Itali janë arrestuar në Britaninë e Madhe për ekstradim vitet e fundit.

Rrjetet shqiptare të krimit të përfshirë në furnizimin me kokainë, me lidhje me kartelet e furnizuesve në Amerikën e Jugut, kanë punuar me mafien italiane për shpërndarjen e drogës dhe lëvizjen e saj nëpër Evropë.

Historikisht, bandat e krimit shqiptarë kanë përdorur gjithashtu pasaporta dhe dokumente identiteti italiane për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar gjenerali Pasquale Angelosanto, komandant i një njësie speciale të Karabinierëve që lufton rrjetet e ndryshme mafioze të Italisë, tha se mafia e fuqishme italiane Ndrangheta po bashkëpunonte me bandat shqiptare për të fituar miliarda euro në vit duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë”, raporton media britanike Express.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts