Bota

Të shtëna me armë zjarri në Nju Jork, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

te shtena me arme zjarri ne nju jork 1 i vdekur dhe 3 te plagosur
te shtena me arme zjarri ne nju jork 1 i vdekur dhe 3 te plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx të Nju Jorkut, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Policia ka njoftuar se tre persona me skuter kanë hapur zjarr ndaj 4 burrave. Të plagosurit janë burra nga mosha 23 deri 37 vjeç, teksa viktimë mbeti një 29-vjeçar.

I riu vdiq për shkak të plagëve që mori në këmbë dhe në gjoks, shkruajnë mediet e huaja.

Efektivët e Nju Jorkut kanë nisur hetimet për ngjarjen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts