“Kërkojnë siguria aty ku nuk ka”- Agjencia e OKB: Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës brenda 6 javëve

kerkojne siguria aty ku nuk ka agjencia e okb me shume se 1 3 milione njerez jane zhvendosur nga rafah ne pjese te tjera te gazes brenda 6 javeve

































Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës në një hark kohor prej gjashtë javësh, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

cd6e6899-b70a-4de9-b50a-923203af7208

“UNRWA vlerëson se 65,000 njerëz janë strehuar në Rafah”, tha agjencia në një postim në X,  teksa shton se “gjashtë javë më parë ishin rreth 1.4 milionë.”

UNRWA nuk dha asnjë detaj se ku në Gaza ishin zhvendosur ata njerëz.

“Që nga fillimi i luftës, familjet në Gaza janë detyruar të ikin përsëri dhe përsëri,” shtoi agjencia. “Ata vazhdojnë të kërkojnë siguri aty ku nuk ka.”

Kujtojmë se javën e kaluar, Këshilli Norvegjez për Refugjatët nënvizoi në një raport se pothuajse një milion njerëz, gjysma e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në muajin e kaluar pas operacioneve të zgjeruara ushtarake të Izraelit në Rafah.

Raporti theksonte se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e zhvendosur në Gaza të zhvendosen, duke u përballur me probleme të tilla si rrugët e bllokuara, mbipopullimi, mungesa e karburantit dhe një rritje gjashtëfish e kostove të transportit. Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje të rasteve të hepatitit A, me akumulimin e mbetjeve të ngurta duke u bërë një “problem kritik”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →