![“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”, Dashnor Sula: Ky s’është parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore. Nikolla… 2 ketu nuk eshte cmendur njeri jemi cmendur te gjithe dashnor sula ky seshte parlament por shtojce e republikes kryeministrore nikolla](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/ketu-nuk-eshte-cmendur-njeri-jemi-cmendur-te-gjithe-dashnor-sula-ky-seshte-parlament-por-shtojce-e-republikes-kryeministrore-nikolla.jpg)
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore.
“Kjo që treguat këtu është një skandal. Ky nuk është parlament, por një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Çdo deputet apo deputete ka të drejtë të flasë.
Do të doja ti tërhiqja vëmendjen Nikollës, kryetarëve të komisioneve parlamentare që është e patolerueshme që jemi në fund të muajit prill dhe duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, në tre mujorin e parë.
Çfarë ndodh këtu? Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë. Ajo që ndodhi javën e kaluar që rrëzuat vendimin e Kushtetueses…”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co