Shqiperia

“RAI i hoqi llakun mobiljes së kalbur”, Dash Shehi: Rama ka ngritur një skudo mediatike si ajo në Izrael për raketat. Tani është në panik pasi…

rai i hoqi llakun mobiljes se kalbur dash shehi rama ka ngritur nje skudo mediatike si ajo ne izrael per raketat tani eshte ne panik pasi
rai i hoqi llakun mobiljes se kalbur dash shehi rama ka ngritur nje skudo mediatike si ajo ne izrael per raketat tani eshte ne panik pasi

Duke komentuar investigimin e emisionit italian “Report” në RAI, politikani Dash Shehu i ftuar në “Open” në News 24, tha se ky emision i hoqi llakun një mobilje të vjetër.

“Çfarë ka bërë Rama me dëshirën për të mbuluar zullumet e veta dhe për të krijuar një imazh të mirë në Evropë. Ky ka ngritur një skudo mediatike si ajo në Izrael që të mos hyjnë raketat. Rai3 i çau skudon dhe janë në panik. A është një gjë e mirë? Si shqiptar nuk më vjen mirë, por ajo që thotë ai zotëria janë 1% e asaj që ndodh në Shqipëri. Sado Rama me të vetët mundohet ta mbulojë, nuk mbulohet pasi ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ndërkombëtarët, disa i blen dhe projektohet imazhi i mirë për Shqipërinë. Ky e ka përthy se kjo është Shqipëria e këtij dhe imazhi është se e ka bërë ky, thua Rama e ka bërë Vjosën. Mbrapa këtij llaku të kotë qëndron një mobilje e vjetër, e kalbur.

Kanë dalë sa të duash, por kjo e Rait bën përshtypje. Ai tha se ka ministra që janë në burg, që është e vërtetë. E vetmja gjë që tha ai se unë nuk e dija që ai italiani i Interpolit ishte në këtë valle. Po të më pyesnin do të tregoja disa të tjera. Në Bashkinë e Tiranës janë gjysma e drejtorëve në burg. Ata po godasin një marrëveshje për të cilën edhe ne kemi dyshimet tona”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts