Bota

Kryeministri i Perusë jep dorëheqjen mes akuzave për korrupsion

kryeministri i peruse jep doreheqjen mes akuzave per korrupsion
kryeministri i peruse jep doreheqjen mes akuzave per korrupsion

Kryeministri i Perusë, Alberto Otarola, njoftoi dorëheqjen e tij nga posti, pasi u publikua një audio që e lidh atë me punësimin e dyshuar të parregullt të një gruaje të re në sektorin publik.

“Pas bisedave me Presidenten e Republikës, Dina Boluarte, kam marrë vendimin të dorëzoj dorëheqjen time si kryeministër”, u tha ai gazetarëve, duke deklaruar se “poshtëria” e kundërshtarëve të tij politikë nuk e tremb atë.

Ai shtoi se vendimi i tij ka dy objektiva, i pari është “t’i japë qetësi Presidentit për të rikompozuar kabinetin ministror” dhe i dyti për ta lejuar atë të vazhdojë të punojë “siç ka bërë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts