Sport

Kupa e Azisë, kampionët në fuqi arrijnë në gjysmëfinale, dështon Japonia

kupa e azise kampionet ne fuqi arrijne ne gjysmefinale deshton japonia
kupa e azise kampionet ne fuqi arrijne ne gjysmefinale deshton japonia

Kupa e Azisë ka njohur çiftet gjysmëfinaliste. Irani fitoi 2-1 ndaj Japonisë në Education City Stadium (Al Rayyan), në një sfidë shumë emionuese.  Pavarësisht se japonezët realizuan të parët me Moritën, iranianët përmbysën gjithçka me Mohebi dhe Jahanbakhsh në pjesën e dytë.

Katari vuajti shumë ndaj Uzbekistanit, por në fund ia doli të sigurojë një biletë për në katër skuadrat më të mirat. 90 minutat e rregullta përfunduan 1-1, në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Katari mori epërsinë në minutën e 27-të me autogolin e Yusupov.  Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e  Katanec barazoi me Odildzhon Khamrobekov, duke dërguar ndeshjen në shtesë. Pavarësisht rasteve, as 30 minutat ekstra nuk prodhuan gol. Nga pika e bardhë e penalltisë më i saktë u tregua Katari, me festën që më pas ishte totalisht e ligjshme.

Kështu, njëra gjysmëfinale është ajo mes kampionëve të fuqi, Katari, ndaj Iranit.

Çifti tjetër gjysmëfinalist është Jordani-Koreja e Jugut. Favorit absolut për të shkuar deri në finalen e këtij kompeticioni është skuadra e Jurgen Klinsmann, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza.

Gjysmëfinalet:

Katar-Iran

Jordani-Koreja e Jugut

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts