Një fiorentin u fut gabimisht në një korsi të dedikuar për mjete të tjera dhe për këtë arsye u gjobit 75 euro, ndërkohë që deri këtu nuk ka asnjë gjë jonormale, shkruan il messaggero.
Një gjobë jo shumë e madhe për llojin e shkeljes, por e konsiderueshme për të meqenëse ai ishte kryefamiljar dhe punonjës i një fabrike të mbyllur në 2021.
Për këtë arsye ai iu drejtua kryebashkiakut të Firences, Dario Nardella dhe komandantit të policisë bashkiake duke shpjeguar se ”nuk kishte lekë për të paguar gjobën”.
Në letër burri kërkonte haptazi që gjoba të bllokohej derisa të kishte aftësinë ekonomike për ta paguar ose mundësinë për ta shlyer atë duke kryer punë të dobishme shoqërore.
Fatkeqësisht, kërkesa e tij nuk u miratua, ndërkohë që një komisare e policisë bashkiake të Firences pagoi gjobën për të.
Qytetari shprehu mirënjohjen duke u zotuar se ”do të shlyente deri në qindarkën e fundit ”huanë” e dhënë prej saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co