Sport

Lajm i keq për Allegrin, dëmtohet portieri i Juventusit

lajm i keq per allegrin demtohet portieri i juventusit
lajm i keq per allegrin demtohet portieri i juventusit

Lajmi i keq për Juventusin dhe mbi të gjitha për trajnerin, Max Allegri. Portieri Mattia Perin ka pësuar dëmtim të shkallës së parë në ligamentin kolateral medial të gjurit të djathtë në stërvitjen e sotme, çka ka shqetësuar tejmase kampin bardhezi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Torino, me një postim në faqen zyrtare.

“Gardiani” Perin ka luajtur shumë pak këtë edicion. Ai është aktivizuar vetëm pak në fillim të kampionatit, ndërsa më pas tekniku Allegri i ka besuar në ndeshjet e Kupës ndaj Salernitanës dhe Frosinonen.

Natyrisht, portier i parë është Wojciech Szczesny, me këtë të fundit që nuk ka kursyer fjalët e mira për Perin në një intervistë të dhënë para disa ditësh. “Mattia ka bërë një rritje të rëndësishme dhe gjithashtu do të ishte gati për të qenë titullar për Juventusin. Ndjej presionin e tij, ndihem pozitiv” – Tha polaku.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts