Shqiperia

“Larg duart nga Shushica”/ Protestë në Kuç të Vlorës, banorët: Pezulloni projektin e ujësjellësit, nuk do të ndalemi derisa…

larg duart nga shushica proteste ne kuc te vlores banoret pezulloni projektin e ujesjellesit nuk do te ndalemi derisa
larg duart nga shushica proteste ne kuc te vlores banoret pezulloni projektin e ujesjellesit nuk do te ndalemi derisa

Banorë të krahinës së Lumit të Vlorës janë ngritur në protestë, për te katërtën herë radhazi. Me pankarta në duar me sloganin “Larg duart nga Shushica”, për të kundërshtuar projektin e ndërmarrë nga qeveria që prej janarit të vitit të kaluar.

Banorët kanë kundërshtuar dhe pezullimin e projektit te ujësjellsit që do të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndali si investim.

Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç e shoqëruar edhe me reshje shiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts