Bota Sport

LIVE RUMANI-UKRAINË/ Nuk është dita e Lunin, tjetër gafë e portierit që i dhuron golin e dytë rumunëve(VIDEO)

live rumani ukraine nuk eshte dita e lunin tjeter gafe e portierit qe i dhuron golin e dyte rumunevevideo

































Rumania dhe Ukraina do të përballen në orën 15:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E në Europian.

10

Të dyja ekipet do të kërkojnë ta nisin me fitore ndërsa trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë. Portieri Lunin është një garanci për ukrainasit njësoj si Mudrik dhe Zinçenko.121

LIVE

RUMANI 3-0 UKRAINË

29′ Staniçu, 53′ Marin, 57′ Dragush

NGJARJET KRYESORE

57′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Nuk kanë të ndalur rumunët, Man driblon të gjithë në zonë dhe pason për Dragush që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të realizojë. (VIDEO)

53′ GOOOOOOOOOOL RUMANIA! Një goditje tokazi e Marin nga jashtë zone bëhet e pakapshme për portierin Lunin me këtë të fundit që tregohet naiv dhe i dhuron një tjetër gol rumunëve. (VIDEO)

49′ Ukraina direkt në sulm, Sudakov provon goditjen nga distanca por gabon krejtësisht.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, rumunët kryesojnë.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

40′ Rumunët e kanë përgatitur ndeshejen në mënyrë të shkëlqyer, presin mbrapa për gabimet e kundërshtarit dhe nisin kundërsulmet.

33′ Ukrainasit vazhdojnë e tregohen të rrezikshëm por nuk janë të qartë në momentin final.

28′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Lunin bën një gabim fatal duke e pasuar topin gabim te kundërshtari, Stançiu godet një “predhë” nga distanca dhe e dërgon topin në trekëndësh. (VIDEO)

18′ Skuadrat janë duke studiuar njëra-tjetrën, akoma nuk kemi parë një gjuajtje të rrezikshme nga ana e secilës skuadër.

13′ Kundërsulm i shpejtë nga ukrainasit, Tsigankov merr krahun e djathtë dhe i drejtohet fundores, provon krosimin në zonë por topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Nita.

10′ Qarkullime të shumta të topit nga Ukraina, që duken më kërkues për golin.

8′ Kundërpërgjigjen rumunët, Dragush tenton goditjen nga distanca por ajo është qëndrore dhe Lunin pret pa probleme.

6′ Janë përsëri ukrainasit që tregohen të rrezikshëm, Sudakov provon gjuajtjen nga jashtë zone por mbyllet nga mbrojtja rumune.

1′ Mudrik përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të skuadrës me një pasim në zonë, por njëri nga lojtarët mbrojtës reagon mirë dhe largon topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTAREgzjPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts