Shqiperia

Mandati i Olta Xhaçkës/ Bardhi: Prej më shumë se një viti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ekzekutohet nga Kuvendi

mandati i olta xhackes bardhi prej me shume se nje viti vendimi i gjykates kushtetuese nuk ekzekutohet nga kuvendi
mandati i olta xhackes bardhi prej me shume se nje viti vendimi i gjykates kushtetuese nuk ekzekutohet nga kuvendi

Në një komunikim me mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se prej më shumë se një viti, nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhackës.

“Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhacka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por kjo nuk është detyra jonë.

Detyra e Kuvendit është që kur një deputet kapet në shkelje të Kushtetutës duhet të përcjellë për heqje të mandatit çështjen, në Gjykatën Kushtetuese. Ka një vit e 3 muaj që nuk ekzekutojnë vendimin. Ende deputetja Xhacka, me mbrojtjen politike të Ramës, vijon të kundërshtojë mandatin në kundërshtim të Kushtetutës”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts