Bota

Masakër në qendrën e ndihmave në Gaza, pas vdekjes së 104 palestinezëve flasin dëshmitarët: U vranë nga zjarri izraelit

masaker ne qendren e ndihmave ne gaza pas vdekjes se 104 palestinezeve flasin deshmitaret u vrane nga zjarri izraelit
masaker ne qendren e ndihmave ne gaza pas vdekjes se 104 palestinezeve flasin deshmitaret u vrane nga zjarri izraelit

Gazanët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Kamal Adwan të Jabalia të enjten duke thënë se ata ishin në shënjestër të zjarrit izraelit ndërsa po mblidhnin ndihma. Vëllai i një prej të plagosurve, i cili nuk dha emrin e tij, tha se shumë njerëz po shkonin në zonën e rrethrrotullimit të Nabulsit në qytetin e Gazës për të mbledhur ndihma kur ndodhi incidenti.

“Situata është surreale dhe kaotike. Nëse do të na vijë ndihma në këtë mënyrë, ne nuk e duam atë. Ne nuk duam të jetojmë me gjakun e fëmijëve tanë. Nëse fëmijët do të vdesin dhe do të dëmtohen në këmbim të ndihmës, ne nuk duam ndihmë,” tha ai cituar nga Reuters.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë të enjten se zjarri izraelit mbi njerëzit që prisnin ndihmë pranë qytetit të Gazës kishte vrarë 104 palestinezë dhe plagosën 280, me një spital që tha se kishte marrë 10 trupa dhe dhjetëra pacientë të plagosur.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se nuk kishte njohuri për granatimet në atë vend. Ushtria më vonë tha se dhjetëra njerëz u lënduan si rezultat i shtyrjes dhe shkeljes kur kamionët e ndihmave arritën në Gazën veriore. Një burim izraelit tha se trupat hapën zjarr ndaj “disa njerëzve” në turmë që përbënin një kërcënim për ta.

Hamasi paralajmëroi në një deklaratë se incidenti mund të çojë në dështimin e bisedimeve që synojnë një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se 30,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë në enklavë që atëherë, me mijëra të tjerë që besohet se janë varrosur nën rrënoja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts