Shqiperia

“Maxhoranca fushatë sulmi”, Sula: Politika të distancohet, të mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtësia

maxhoranca fushate sulmi sula politika te distancohet te mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtesia
maxhoranca fushate sulmi sula politika te distancohet te mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtesia

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i është rikthyer debatit të djeshëm, ku me votat e mazhorancës nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese mandati i Olta Xhaçkës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sula theksoi se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtur këtë peshë pa thyer besimin e tyre.”, shkruan Sula.

REAGIMI I SULËS
⚖Mbështetje për drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe të pavarur.
📍Seanca Parlamentare e ditës së Enjte konfirmoi faktin se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.
📍Sjell në vëmendje deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese në VOA: “Është e pakonceptueshme në një shtet demokratik që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Por ja që ndodhi në Shqipëri me institucionet e reja të drejtësisë. Deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
⚖Kushtetuesja kërkoi që Parlamenti t’ia çonte asaj shqyrtimin e konfliktit të interesit të ish-ministres socialiste, por shumica parlamentare me paralajmërimin e bërë më herët: “jemi ne pastaj jeni ju” iu kundërvu me votë. Kjo është e paprecedent.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të barasvlershme me nenet e kushtetutës. Ndërkohë ne, deputetët kur marrim mandatin betohemi mbi KUSHTETUTË dhe jo mbi urdhrat e kryetarëve të partisë. Ndërkohë votimi i djeshëm I mazhorancës e shkeli këtë betim.
📍Ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm një mesazh ndaj institucioneve të reja të drejtësisë se na ke përballë, ne kemi shumicën e votave dhe mund t’ju dobësojmë nese kaloni vijat tona të kuqe.
Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtë këtë peshë pa thyer besimin e tyre.
Politika duhet të distancohet nga presioni dhe duhet të mbaj larg duart dhe mendjen nga çdo tentativë për të dobësuar drejtësinë e reformuar. Të vetëdijshëm se nuk ka qenie njerëzore pa mëkate në këtë botë, por megjithatë duhet të inkurajojmë që të bëhemi më mirë!
Për sa më sipër, drejtësia e re nuk duhet thjeshtë të mos jetë e njëanshme apo e ndikuar politikisht por duhet të kujdeset që edhe të mos krijohet perceptimi që janë të njëanshëm e të kontrolluar.
#MeDrejtësinëePavarur MeSPAK

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts