Sport

Mbledhja e UEFA-s në “Shtëpinë e Futbollit”, eventi i radhës historik që i besohet FSHF-së

mbledhja e uefa s ne shtepine e futbollit eventi i radhes historik qe i besohet fshf se
mbledhja e uefa s ne shtepine e futbollit eventi i radhes historik qe i besohet fshf se

Të martën e 16 prillit, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të FSHF-së, UEFA do të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnje-Hercegovina/ Kroacia/ Qipro/ Greqia/ Kosova/ Mali i Zi/ Maqedoni e Veriut/ Serbi/ Slloveni/ Turqi/ Shqipëri.

Kjo mbledhje do të drejtohet nga zëvendës-Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ku do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Ky është një tjetër event historik që i është besuar Federatës Shqiptare të Futbollit për ta organizuar e që njëkohësisht është një mbështetje për FSHF-në si një partner i besueshëm dhe i aftë të presë aktivitete të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

UEFA i ka besuar dhe vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e eventeve me rëndësi, teksa vlen të përmendet mbledhja e komitetit “HatTrick” në shtatorin e vitit 2021, finalja e parë historike e UEFA Conference League në stadiumin “Air Albania” në muajin maj 2022, turnet e shumtë të UEFA-s që organizohen në vendin tonë falë zhvillimit të infrastrukturës sportive, ndërsa në vitin 2025, FSHF-së i është besuar organizimi i finaleve të Kampionatit Europian për grupmoshën U-17 të djemve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts