Mblidhet sot Kuvendi. Në seancën e sotme plenare, si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.
Sakaq, Kuvendi gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Gjithashtu sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në rend dite është caktuar që Kuvendi të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.
Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co