Sport

Mbrojtësi do të largohet nga Juventusi pas më shumë se 200 ndeshje, mund të kalojë te Atletico

mbrojtesi do te largohet nga juventusi pas me shume se 200 ndeshje mund te kaloje te atletico
mbrojtesi do te largohet nga juventusi pas me shume se 200 ndeshje mund te kaloje te atletico

Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në qershor, pas një kohe të gjatë me bardhezinjtë dhe mbi 200 paraqitje me fanellën e ekipit nga Torino. Lojtari brazilian nuk do të rinovojë, ndaj në verë do të jetë gati për një aventurë të re. Hipoteza kryesore për të ardhmen e mbrojtësit duket se është ajo e rikthimit në Brazil për të përfunduar karrierën në vendlindje, me Corinthias në “pole position” për të siguruar firmën e tij.

Në fakt, Relevo flet për një interesim nga Atletico Madrid, i gatshëm t’i japë lojtarit të Juventusit një shans për të luajtur sërish në Champions League. Alex Sandro mund të jetë alternativa  e duhur e Simeones në krahun e majtë, duke i shtuar përvojën një skuadre që tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Champions League dhe është afër konfirmimit në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental falë vendit të katërt në kampionat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts