![Merr flakë pusi i naftës në Cakran, edhe herë të tjera… 2 merr flake pusi i naftes ne cakran edhe here te tjera](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/merr-flake-pusi-i-naftes-ne-cakran-edhe-here-te-tjera.jpg)
Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë , ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm, përveçse ndotjes mjedisore, pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co