Sport

122 paraqitje me skuadrën londineze, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit

122 paraqitje me skuadren londineze rinovim i rendesishem ne shtepine e arsenalit
122 paraqitje me skuadren londineze rinovim i rendesishem ne shtepine e arsenalit

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit. Klubi londinez ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimin me Ben White. “Jam shumë i lumtur, ka qenë një udhëtim i gjatë dhe është fantastike të nënshkruash për të qëndruar këtu edhe për shumë vite të tjera. Nuk do të doja të isha diku tjetër, gjithçka është perfekte.

Jemi gati për maksimumin dhe mendoj se nuk ka gjëra të mëdha dhe të paarritshme për ne. Nuk ka kufi për atë që mund të arrijmë” – tha ai. 122 paraqitje për Gooners në dy sezone e gjysme për Ben White. Ka qenë vetë trajneri Arteta që ka dhënë dakordësinë për arritjen e një marrëveshje të re me futbollistin, me teknikun që beson shumë te aftësitë e lojtarit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts