Monica Bellucci një mama krenare, poston fotot e vajzës së saj Deva nga sfilata e Dior në Paris

monica bellucci nje mama krenare poston fotot e vajzes se saj deva nga sfilata e dior ne paris

Vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel la në hije shfaqjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq.

Deva Cassel mori pjesë në sfilatën e Dior e veshur me një pallto ngjyrë bezhë me një jakë të veçantë dhe nëna e saj e adhuroi atë me një postim në rrjetet sociale.

Përmes Instagramit, ylli italian ka ndarë me miliona ndjekësit e saj foto të së bijës nga sfilata. Në përshkrimin e postimeve të saj, Monica Bellucci ishte e kënaqur të shkruante me shkronjë të madhe emrin e vajzës së saj 19-vjeçare dhe të linte disa zemra të kuqe.

Shikoni postimet e saj

Deva Cassel ka zgjedhur ndër të tjera një foto të veçantë nga eventi për ta postuar në profilin e saj. Fotoja nuk tregon fytyrën apo pamjen e saj, por dorën e partnerit që e mban në belin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →