Sport

NBA/ Boston nuk njeh rivalë, Minesota mposht Lejkërs dhe rimerr kreun në Perëndim

nba boston nuk njeh rivale minesota mposht lejkers dhe rimerr kreun ne perendim
nba boston nuk njeh rivale minesota mposht lejkers dhe rimerr kreun ne perendim

Ekipi i Boston vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar sot 124-107 ndaj Portland. Një ndeshje pa shumë histori, ku për Sëlltiks u dallua Braun me 26 pikë.

Plot 62 fitore për Bostonin në sezonin e rregullt, e pesta radhazi, duke thelluar rekordin dhe duke u konfirmuar në vendin e parë në Lindje, pasi play-off-in e ka siguruar prej më shumë se një muaji më parë.

Ndryshe ndodh me vendin e dytë në Lindje, pasi vjen humbja e katërt radhazi për Miloukin, që u mund 122-109 në fushën e tij nga Nju Jorku, duke hyrë në krizë. Brunson me 43 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët.

Ndërsa në Perëndim, skuadra e Minesota komandon renditjen, duke fituar sot 127-117 ndaj Lejkërs. Reid me 31 pikë e Eduards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Hachimuras për kalifornianët, që bien pas katër fitoreve rresht.

Fiton ekipi i Golden Stejt, që në fushën e tij mposhti 118-110 Jutah Xhez, sfidë ku u dallua Klej Tompson me 32 pikë. Gjithsesi, Uarriors mbeten larg larg zonës play-off.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts