Real Madrid vuajti jo pak përballë Leipzig, kjo ishte e qartë, nuk mund të fshihet as Carlo Ancelotti, por tekniku italian e merr me sportivitet, në fund ajo që ka rëndësi edhe për të është fakti që ekipi arriti të siguroi një biletë për në fazën çerekfinale:
“Ndeshje e shëmtuar, e luajtur pa intensitet dhe me shumë shqetësim. Luajtëm kundër Leipzig që nuk kishte asgjë për të humbur, vuajtëm, por e rëndësishme është që arritëm në çerekfinale. Që nuk ishte një mbrëmje e bukur kjo ishte e qartë. Do të bëjmë pak autokritik, por pa e ekzagjeruar”, u shpreh Ancelotti duke u ndalur më pas te procesi gjyqësor i ngritur kundër tij në Spanjë për evazion fiskal:
![“Ndeshje e shëmtuar”, Ancelotti i sinqertë, reagon edhe për akuzat në Spanjë 2 Aa](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ndeshje-e-shemtuar-ancelotti-i-sinqerte-reagon-edhe-per-akuzat-ne-spanje.jpg)
“Është një histori e vjetër, në 2015. Prokuroria mendonte se isha rezident në Spanjë, por nuk ishte kështu. E kam paguar prej kohësh gjobën. Tani është avokati që po mendon për një zgjidhje. Të shohim se çfarë do të vendos drejtësia“, sqaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.
![“Ndeshje e shëmtuar”, Ancelotti i sinqertë, reagon edhe për akuzat në Spanjë 3 Bellingham Lepzig](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/ndeshje-e-shemtuar-ancelotti-i-sinqerte-reagon-edhe-per-akuzat-ne-spanje-1.jpg)
Në të njëjtën linjë me trajnerin Ancelotti ishte dhe Jude Bellingham: “Leipzig është një skuadër e mirë. Duhet të ishim të duruar, të qëndronim në lojë deri në fund. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por kaluam turin, kjo ishte gjëja më e rëndësishme”, theksoi ylli anglez pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co