Bota

Ndjekje si në filma aksion/ Shqiptari nuk i bindet policisë greke për të ndaluar, hedh nga makina pistoletën! Pas arrestimit rezultoi se 33-vjeçari…

ndjekje si ne filma aksion shqiptari nuk i bindet policise greke per te ndaluar hedh nga makina pistoleten pas arrestimit rezultoi se 33 vjecari

































Dy persona janë arrestuar në zonën e Kordelio-s në Selanik, pas ndjekjes së policisë. Dy të rinj, një 37 vjeçar dhe një 33 vjeçar nga Shqipëria ishin duke qarkulluar me makinë dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar.

policia greke

Në këto momente, autoritetet helene nisën t’i ndjekin me qëllim kapjen e tyre.

Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja.

Bëhet me dije se gjatë ndalimit të mjetit, 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësit e policisë, ndërsa ka rezistuar gjatë arrestimit.

Më në fund, nga hetimet rezultoi se 33-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk dispononte dokumente ligjore për qëndrimin e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts