Shqiperia Sport

Ndodh befasia në Hamburg/ Zbulohet sa shqiptarë do të jenë në stadium kundër Kroacisë (VIDEO)

ndodh befasia ne hamburg zbulohet sa shqiptare do te jene ne stadium kunder kroacise video
ndodh befasia ne hamburg zbulohet sa shqiptare do te jene ne stadium kunder kroacise video

Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit u dominua nga tifozët shqiptarë. 50 mijë kuqezi zotëruan shkallët e stadiumit, kundrejt vetëm 10 mijë italianëve. Kuqezinjtë humbën sfidën me shifrat 1:2 pavarësisht entuziazmit dhe mbështetjes që kishte kombëtarja.

Mirëpo, befasia ndodh në “betejën” e dytë të Shqipërisë në Hamburg. “Volksparkstadion” nuk do të ketë zotër shqiptarët, por kroatët. Gazetari i News24, Kristi Sejatllari i cili po ndjek nga afër kombëtaren shqiptare në Euro2024 raportoi detaje interesante nga ajo që pritet të ndodhë nesër në skajin verior të Gjermanisë. “Tifozë shqiptarë në stadium pritet të jenë 15 mijë. Stadiumi i Hamburgut ka një kapacitet prej 49 mijë vende. Numri më i madh do të jetë i tifozëve kroatë”, tha Sejatllari.

[embedded content]

Në orën 15.00 Shqipëria do të luajë me Kroacinë sfidën e dytë të grupit e cila shihet si përcaktuese për të ardhmen e kuqezinjve në Euro2024.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts