Bota

“Në çdo formë!”, lideri i Hamasit: Ngelemi të hapur për negociatat me Izraelin

ne cdo forme lideri i hamasit ngelemi te hapur per negociatat me izraelin
ne cdo forme lideri i hamasit ngelemi te hapur per negociatat me izraelin

Hamasi mbetet “i hapur për negociata” për një armëpushim në Gaza. Kështu tha sot udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.

“Unë deklaroj qartë se okupimi izraelit mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme”, tha ai në një mesazh televiziv.

Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts