“Në shërbim të Ramës dhe Veliajt, Presidentja e Urdhërit të Psikologut u kap në korrupsion”, PD: Shkarkimi, akt për t’u përshëndetur

ne sherbim te rames dhe veliajt presidentja e urdherit te psikologut u kap ne korrupsion pd shkarkimi akt per tu pershendetur
ne sherbim te rames dhe veliajt presidentja e urdherit te psikologut u kap ne korrupsion pd shkarkimi akt per tu pershendetur

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimin nga detyra të Presidentes së Urdhërit të Psikologut.

Përmes një deklarate për shtyp demokratët shprehen se në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Sipas tyre Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.

Lista vazhdon.

Zonja në fjalë ra nën votat e kolegëve të cilët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin. Po të kishte qenë për sistemin gjyqësor ajo do kishte vazhduar gjatë dhe e patrazuar duke shitur licenca.

Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ajo nuk e duroi dot gishtin që kandidati i opozitës drejtoi kundër korrupsionit, por atë mori para dy ditësh nga kolegët e saj.

Partia Demokratike e përshëndet vendimin e Urdhrit të Psikologut dhe inkurajon të gjitha trupat profesionale në vend që të vendosin të parin parimin e ndershmërisë së profesionit dhe shërbimin ndaj publikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co