Shqiperia

“Ngërçet mund të zgjidhen brenda 24 orëve”, ish-deputeti i PBDNJ: Himara nuk do të jetë në qetësi deri sa…

ngercet mund te zgjidhen brenda 24 oreve ish deputeti i pbdnj himara nuk do te jete ne qetesi deri sa
ngercet mund te zgjidhen brenda 24 oreve ish deputeti i pbdnj himara nuk do te jete ne qetesi deri sa

Ish-deputeti i PBDNJ, Thoma Miço ftuar në emisionin “Open” në News24 ka treguar skenarët si mundet të normalizohet situata e tensionuar në Himarë, teksa tha se Fredi Beleri duhet të betohet dhe më pas Apeli të shprehet.

Sipas tij, nëse Beleri do shpallet i fajshëm ai humbet mandatin dhe shkohet në zgjedhje të lira.

“Skenarët për të normalizuar çështjen e Himarës unë mendoj se afati për të normalizuar tani do ishte që të bëhej betimi i Belerit. Betimi është një e drejtë që jepet nga autoriteti i burgjeve. Nëse ne do duam që konflikti mos të agravohet më shumë do ishte mirë që të behej betimi i Fredi Belerit. Ka zgjidhje politike, siç i krijon ngërçet ashtu edhe i zgjidh brenda 24 orëve. Të shkojë të bëjë betimin dhe pastaj Apeli të shprehet. Nëse është i fajshëm sigurisht që ai humbet mandatin dhe shkohet në zgjedhje të lira”, tha Miço.

Ai u shpreh Himara nuk do të jetë në qetësi për aq kohë se nuk respektohet komuniteti himariot.

“Tani kalojmë në etapën tjetër. A do gjejë qetësi Himara? Himara nuk do gjejë qetësi nga momenti që nuk respektohet vullneti i himarjotëve. Himara është i vetmi emër që i rezistoi 3 mijë viteve. Ai komuniteti atij, janë qytetarë dhe nuk janë ekstremistë apo njerëz të Agimit të Artë. Nëse ka një komunitet që mendon për interes të tyre dhe nuk pajtohet me ligjin në dëm të tij është komuniteti himarjot. Nëse politika nuk ndryshon, atëherë do kemi riciklime”, u shpreh Miço, i cili u shpreh edhe kundër kandidaturës së Vangjel Tavos për kryetar bashkie të Himarës. Nuk është një gjetje e arrirë, për aryse se Tavo nuk ka një lidhje organike me atë zonë. Nuk mund të ofendohet Himara duke mos i prezantuar një çun nga bashkia e Himarës, nga Palasa, nga Dhërmiu, nga Vunoja”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts