Bota

“Njoha Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit”, Trump: Nuk e kuptoj si hebrenjtë votojnë për Biden! Ai është pro…

njoha jeruzalemin si kryeqytet te izraelit trump nuk e kuptoj si hebrenjte votojne per biden ai eshte pro
njoha jeruzalemin si kryeqytet te izraelit trump nuk e kuptoj si hebrenjte votojne per biden ai eshte pro

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se çdo hebre që voton për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nuk e do Izraelin.

Trump i tha gazetës konservatore Real America’s Voice se ai nuk e kupton se si një hebre mund të votojë për Biden ose një demokrat, sepse demokratët janë 100 përqind në anën e palestinezëve.

Trump vazhdoi se ai ishte më shumë pro-izraelit se çdo president tjetër që ka qenë në pushtet deri tani.

“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë nga 2017 deri në 2021 njoha Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosa ambasadën e SHBA atje. Sinqerisht, është e pabesueshme që historikisht hebrenjtë votojnë për demokratët. Nuk e kuptoj këtë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts