Bota

Nuk ka avancime në negociata, Hamasi: Netanyahu po vendos pengesa, s’ka interes të lirohen pengjet

nuk ka avancime ne negociata hamasi netanyahu po vendos pengesa ska interes te lirohen pengjet
nuk ka avancime ne negociata hamasi netanyahu po vendos pengesa ska interes te lirohen pengjet

Nuk ka pasur përparim në bisedimet e armëpushimit pavarësisht se Hamasi ka treguar “fleksibilitet”, ka deklaruar një anëtar i lartë i grupit militant sipas asaj që raporton Sky News.

Osama Hamdan tha se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu po vendoste pengesa që i pengonin të dyja palët të arrinin një marrëveshje dhe se ai “nuk është i interesuar” në lirimin e pengjeve izraelite.

“Qeveria pushtuese është ende duke shmangur dhe negociatat janë bllokuar në një rreth vicioz”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bejrut.

Përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetura nga SHBA, deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi Hamasi po shtyn për t’i dhënë fund ofensivës në Gaza, ndërsa Izraeli preferon një marrëveshje për lirimin e të burgosurve për pengje dhe po refuzon t’i japë fund fushatës ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts